EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim, instalime karburantesh si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim ,zbatim.
Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!
Shoqëria Engineering Global Solution, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
Specialist/e Marketingu
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Specialisti i Marketingut angazhohet në bashkëpunim me Menaxherin e Marketingut gjatë hartimit, përpilimit dhe zbatimit të programeve të marketingut, të promocionit dhe/ose të shitjeve për llojet e brendit të caktuar;
-Përgatit materialet e marketingut, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing për llojet e brendit të cilat i mbulon;
-Përgatitja dhe raportimi i buxheteve te marketingut te brendeve të cilat mbulon;
-Përgatitja dhe raportimi i buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit;
-Përgatitja dhe implementimi i objektivave të shitjes se bashku me menaxherin e brendit dhe menaxherin e marketingut;
-Ndjekja e shifrave të shitjes dhe inicimi i projekteve për të rritur shitjet në bashkëpunim me ekipin hulumtues;
-Të organizoj takimet marketing dhe ngjarjet marketing për projektet të cilat i mbulon;
-Planifikimi i aktiviteteve BTL dhe ATL;
-Përcjellja e konkurrencës;
-Propozon pako të ndryshme promovuese, që do të nxisin rritjen e shitjeve te brendit;
-Të realizoj imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilat do të mbulohen me marketing;
-Të menaxhoj përfitimin e konsumatorëve te ri dhe mbajtjen e konsumatorëve ekzistues;
-Bën përcaktimin e planit promovues duke u bazuar në nevojat e konsumatorëve dhe zhvillimet e tregut për brendet të cilat mbulon;
-Delegon detyra dhe përgjegjësi tek personeli i angazhuar sipas detyrës;
-Konfirmon dhe kontrollon cilësinë e materialeve marketing dhe punëve të realizuara nga kompanitë e prodhimit të këtyre;
Kualifikimet:
-Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes;
-Të ketë aftësi solide kompjuterike duke përfshirë programet MS Office, marketing software (Adobe Creative Suite & CRM) dhe aplikacionet (Web analytics, Google Adwords etj.).
-Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
-Njohuri të shkëlqyera të marketingut
-Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
-Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
-Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
-Aftësipër të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar
Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar (ish Godina Emigres)
AplikoWhatsApp