Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistente Operacionale

    Asistente Operacionale







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Selite | Kodra e Diellit





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Asistence | Sekretari | Backoffice



    Eksperienca






    Përshkrimi​AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Asistente Operacionale.
    Detyrat​
    Realizon mirëpritjen dhe delegimin e klientëve dhe vizitoreve te tjere ne zyra sipas departamenteve që kanë takime, sipas procedurave dhe standardeve të vendosura nga kompania;
    Ndjek problematika te ndryshme për sektoret e tjerë të kompanisë;
    Menaxhon informacionet e përditshme, telefonin, kontrollon email-in dhe bën delegimin e email-eve tek personat përkates;
    Rakordim me Operacionet për itineraret e Furnitoreve dhe nxjerrja e çdo destinacioni me aplikacionin GPS;
    Mbajtja e blloqeve të Urdhër-Daljeve në shpërndarjen e kancelarisë sipas cdo Departamenti dhe hedhja e tyra në tabelë exeli në mënyre sistematike;
    Asistence për punet e dhëna nga Menaxheret e Projekteve & Departamentit të Transporteve;
    Fotokopje, skanime, printime;
    Asistence për punët e dhëna nga Burimet Njerëzore;
    Ndjek mbledhjen e regjistrave të instruktimeve teknike për objektet në të cilat punohet dhe së bashku me përgjegjesin teknik bën tabelën finale për dorëzimet dhe sigurohet që të gjitha objektet janë dorëzuar;
    Skanon intruktimet për çdo muaj dhe i kalon në folderin dixhital;
    Bën furnizimet me kancelari për llogari të shoqërisë dhe bën shpërndarjen tek stafi sipas kërkesave;
    Asistencë për punët e dhëna nga CEO;
    Realizim i detyrave të tjera administrative të nevojshme për mbarvajtjen e proçeseve të punës.
    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar arsimin e mesem;
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
    Njohuri te Gjuhes Italiane dhe/ose Greke perbejne avantazh;
    Preferohen kandidate me eksperiencë të ngjashme pune;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
    Të ketë njohuri të mira të Paketës Office.
    Shënime​Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës se emailit [email protected] ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

    Agikons. Sh. P. K
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X