Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Psikologe

    Tirane, ofroj vend pune Psikologe







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi





    Tipi

    me orar te plote



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Ofrohet vend pune PSIKOLOGE​Organizata "Sherbimet Shqiptare per Refugjatet dhe Migrante"(RMSA) eshte organizate jo-qeveritare, dhe jo-fitimprurese e cila ofron sherbime ne mbeshtetjen e refugjateve, migranteve, azilkerkuesve duke i/u siguruar nevojat baze strehim, ushqim, veshmbathje, ndihme mjekesore, keshillim psiko-social, keshillim ligjor, asistence dhe mbrojtje ligjore per personat ne nevoje.

    Deshirojme te ftojme te gjithe te interesuarit se Shoqata R.M.S.A do te hape nje vend pune si me poshte: Psikologe, femer (Full-Time)
    Kohezgjatja e projektit nga 01 Qershor - 31 Dhjetor 2024

    Detyrat Kryesore:

    Trajton Perfituesit me respekt dhe dinjitet ne çdo kohe.
    Mbeshtet procesin e tranzicionit te perfituesit nga nje mjedis i meparshem jetese.
    Kordinon punen sipas nevojave dhe prioriteteve.
    Mbledh informacione rreth perfituesit duke perdorur intervista, teknika vezhgimi dhe metoda te tjera vleresimi,
    Zhvillon plane terapeutike dhe trajtimi duke u bazuar ne interesat, aftesite dhe nevojat, ne pershtatje edhe me kohen e ofrimit te sherbimit.
    Keshillon Perfituesit duke i ndihmuar te kuptojne problemet, te vendosin objektivat dhe te zbatojne plane veprimi realiste.
    Analizon te dhena si: shenimet gjate intervistes, rezultatet e testeve dhe manualet e referimit ne menyre qe te identifikoje simptomat dhe te diagnostikoje natyren e problemit te perfituesit.
    Zhvillon aktivitete psikosociale, per te kaluar nje kohe pozitive me perfituesit si dhe per te lehtesuar qendrimin e tyre ne vendin tone.
    Raporton ankesat dhe incidentet / aksidentet dhe i trajton ato duke ndjekur legjislacionin, procedurat dhe politikat e organizates
    Pergatit raportet e vleresimeve individuale per çdo rast, nivelin e rrezikut, dhe ecurine per gjithe kohen e qendrimit ne vendin tone dhe menyren e zgjidhjes se problematikave te rasteve te paraqitura.
    Mban nje nivel te larte te konfidencialitetit dhe shkembim informacioni ne baze te legjislacionit vendas ne fuqi.
    Siguron mirembajtjen me cilesi te gjithe dokumenteve perkatese te rasteve qe ndjek.
    Dokumentacioni për pozicionin (Psikologe/Femer)

    Diplome ne psikologji
    Te kete eksperience pune mbi 3 vite.
    Licencë per ushtrim profesioni
    Aftesi shume te mira komunikuese
    Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe per te punuar ne grup.
    Gjuha angleze - (e folur e shkruar /shume mire)
    Deshmi aftesie per drejtim automjeti
    Paraqitja e dokumentave
    Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin brenda dates 24.05.2024 ne adresen [email protected] nje Curriculum Vitae dhe nje leter interesi.
    Vetem aplikantet e perzgjedhur, do te kontaktohen per interviste.
    Cel. : +355698120836

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X