Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shefe Finance

    Shefe Finance






    PËRGJEGJËSITË:

    Drejtimi i Departamentit të Financave:

    Shefi i Financës është përgjegjës për Drejtimin e Departamentit të Financës dhe për drejtimin e të gjitha aspekteve Financiare në Kompani.

    DETYRAT KRYESORE:


    Koordinon dhe kontrollon punën e punonjësve nën mbikqyrjen e saj dhe përgjigjet për performancën dhe zbatimin e detyrave në afatet e përcaktuara nga Bordi Drejtues.
    Kontrollon saktësinë e raporteve periodike të përgatitura nga Dep i Financës dhe i raporton te Bordi Drejtues dhe Organet Tatimore.
    Zbaton proçedurat e miratuara nga Bordi Drejtues dhe Departamenti i Auditit, dhe dokumenton fizikisht ose në mënyrë elektronike çdo material justifikues.
    Propozon dhe monitoron mundësi për automatizimin e proçeseve, përmirësimin e operacioneve, uljes së shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave.
    Është përgjegjës për mbikqyrjen e funksioneve të kontabilitetit.
    Monitoron likuiditetin e Kompanisë në monedhën vëndase dhe të huaj duke raportuar Arkëtimet e pritshme dhe Detyrimet e Maturuara.
    Monitoron proçesin e përgatitjes dhe aprovimin e buxheteve vjetore.
    Menaxhon llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve.
    Zbaton dhe kontrollon ecurinë e buxhetit të miratuar të Kompanisë çdo muaj dhe progresive.
    Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulencë ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet Analizave Financiare, Raporteve si edhe rekomandimeve.
    Mbikqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të Kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit gjithëpërfshirës vjetor financiar të Kompanisë.
    Pasqyron treguesit financiar (sipas standardit të raportimeve) për të ndihmuar në analizën e performancës për çdo projekt dhe për kompaninë.
    Kontrollon dhe zbaton objektivat e Kompanisë për mbledhjen e fondeve dhe strukturën e kapitalit.
    Siguron që fluksi i parave të jetë i përshtatshëm për operacionet e Kompanisë.
    Përgatit Raporte të besueshme aktuale dhe parashikimi.
    Siguron pajtueshmërinë me ligjin dhe politikat e Kompanisë.
    Demonstron aftësi drejtuese me etikë profesionale dhe integritet.
    Duhet të ketë sukses organizativ në zbatimin e planifikimit financiar të miratuar nga Bordi Drejtues, sipas një vizioni afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
    Siguron dhe kërkon zbatim të zhvillimeve rregullative në sistemin financiar sipas zhvillimit të Kompanisë.
    Ndan përgjegjësitë strategjike të lidershipit me menaxherët e tjerë të lartë, duke siguruar një bashkëpunim maximal për një rezultat të lartë operacional.
    Ndihmon për vendimet e ndryshimit dhe inovacionit brënda Departamentit të Financës dhe për Kompanine në tërësi.
    Ka angazhim dhe komunikim efektiv me kolegët, investitorët, klientët, furnitorët.
    Monitoron ekzekutimin mujor të Listëpagesës së Kompanisë.
    Plotëson me prioritet dhe përgjegjësi dokumentacionin financiar për cdo pjesmarje të kompanisë në Tenderime Publike ose Private.
    Nese jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem dergoni CV-ne ne adresen: [email protected] dhe shenoni tek subjekti: Shefe Finance

     




    Apply











    Ju informojme se te dhenat tuaja personale te derguar ne agjencine tone, ruhen konform ligjit nr 9887,
    percaktuar nga Kuvendi I Shqiperise “Per mbrojtien e te Dhenave Personale”
    Adresa: Ne hyrje te Rruges se Durresit, perballe me Ish Kafe: Flora,
    100 metra me poshte ( pallati pa e kaluar Embeltore Behari-n), siper Bar: Rio.
    Tel/fax: 0 44 807 167
    E-mail: [email protected]
    Web:www.albapunesim.al
Working...
X