Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Bougainville Bay Resort & SPA në Sarandë, ofron vend pune Banakier / e

    Bougainville Bay Resort & SPA në Sarandë, ofron vend pune Banakier / e







    Sarande



    Nr. Njesia - Zona me e afert?




    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Banakier | Kamarier



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

    Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

    Banakier / e

    Përshkrim i përgjithshëm

    Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA. Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    · Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
    · Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
    · Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut;
    · Planifikojnë menutë e bareve;
    · Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim;
    · Identifikojnë klientët për t'u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit;
    · Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
    · Përziejnë përbërësit e duhur për të përgatitur kokteje dhe pije të tjera;
    · Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
    · Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
    · Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
    · Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;

    Kualifikimet dhe Aftësitë:

    · Të kenë përvojë pune jo më pak se 1 vit në këtë profil;
    · Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
    · Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
    · Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
    · Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
    · Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    · Fleksibilitet me orarin e punës;

    Ofrohet:

    · Pagesë konkuruese

    Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

    Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected]

    Cel.: +355686082912

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected]
Working...
X