Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Bougainville Bay Resort & SPA në Sarandë, ofron vend pune Financier/e

    Bougainville Bay Resort & SPA në Sarandë, ofron vend pune Financier/e







    Sarande



    Nr. Njesia - Zona me e afert?




    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/e



    Eksperienca










    BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group),
    një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

    Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:


    Financier /e

    Përshkrim i përgjithshëm

    Financier/e do të punojë së bashku me ekipin e Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:



    Rregjistron shitje, blerje, magazinë, debitorë, furnitorë;
    Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
    Kontroll i detajuar në Alpha Web të faturave të blerjeve dhe shitjeve;
    Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
    Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve të arkës për cdo ditë;
    Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve;
    Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
    Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
    Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
    Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
    Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së financierit;
    Të aftë për të marrë përgjegjësi;

    Kualifikimet dhe Aftësitë:



    Diplomë Universitare, dega Financë- Kontabilitet;
    Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
    Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
    Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
    Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
    Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
    Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
    Fleksibilitet me orarin e punës;
    Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

    Ofrohet:


    Pagesë konkuruese

    Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

    Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected]

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    Cel. : +355686082912

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected]
Working...
X