Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE) | Tiranë

    Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE) | Tiranë







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    7 Myslym Shyri | Drejtoria Policise





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    InxhinieriInxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Koordinator i Sigurisë (HSE)

    Departamenti: Teknik

    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Rolit: Koordinatori i Sigurisë HSE ka për detyrë të koordinojë stafin në kantieret e shoqërisë për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit teknik dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka për detyrë të implementojë praktikat më të mira duke mbajtur në konsideratë objektivat e shoqërisë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, etj.


    Përgjegjësitë:

    Zbatimi i politikave të shoqërisë dhe përshtatja e dokumentacionit përkatës mbi sigurinë dhe shëndetin në punë
    dhe mbrojtjen e mjedisit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe konventat europiane;
    Plotësimi me dokumentacionin përkatës të unifikuar i të gjitha kantiereve të Shoqërisë;
    Kontrolli periodik i kantiereve të shoqërisë në lidhje me zbatimin teorik dhe praktik të procedurave të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
    Raportimi periodik mbi situatën konkrete të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
    Hartimi i programeve për përmirësimin në vazhdimësi të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.

    Kualifikimet:

    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
    Eksperiencë pune 3-5 vjet;
    Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë, përbëjnë avantazh;
    Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
    Aftësi për zgjidhjeje të problemeve.

    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


    Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

     




    Apply
Working...
X