Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Magazinier | Durrës

    Magazinier | Durrës







    Durres



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Magazinier/e



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Magazinier
    Departamenti: Financë
    Vendndodhja: Durrës


    Përmbledhja e Rolit: Magazinieri është përgjegjës për aktivitetet e përditshme në marrjen dhe magazinimin e furnizimeve, kryerjen e inventarëve, dhe aktivitetet e kontrollit të inventarit. Detyra parësore e këtij roli është, manaxhimi i vlerave materiale, dhe kryerja e veprimeve operacionale, në kohën dhe cilësinë e duhur, sipas procedurave të miratuara, si dhe përgatitja e raporteve përkatese kur është e nevojshme.


    Përgjegjësitë:

    Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proces që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë;​
    Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve;​
    Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve;​
    Kryen në mënyrë sistematike inventarë;​
    Kryen regjistrimin e veprimeve përkatëse të fletë hyrjeve/daljeve në programin financiar Alpha Ëeb;​
    Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë;​
    Bashkëpunon me financën për të kontrolluar përputhshmerinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të materialeve.​


    Kualifikimet:

    Diplomë e studimeve të larta ose të mesme.
    Eksperiencë pune 3 vjet.
    Aftësi në përdorimin e paketës “MC Office'', si edhe të përdor Programin financiar ''Alpha Web'';
    Aftësi të mira komunikuese dhe të të punuarit në grup;


    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


    Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

     




    Apply
Working...
X