Inxhinier Elektrik në Zbatim | Tiranë
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
vetem me eksperience
Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Inxhinier Elektrik në Zbatim
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Elektrik në Zbatim do të ketë përgjegjësi për zbatimin e sistemeve elektrike për projektet tona të ndërtimit. Kandidati duhet të ketë ekspertizë në parimet e inxhinierisë elektrike dhe aftësinë për të zbatuar dhe mirëmbajtur sisteme elektrike në kantiere të ndryshme të shoqërisë. Inxhinieri Elektrik do të bashkëpunojë me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar plotësimin e kërkesave të projektit.
Përgjegjësitë:
Zbatimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi, duke përfshirë shpërndarjen e energjisë dhe sistemet e ndriçimit;
Analiza dhe interpretimi i specifikimeve të projektit, vizatimeve dhe normativave të ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret në fuqi;
Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projektit;
Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar dorëzimin në kohë të materialeve dhe përputhshmërinë me kalendarin e projektit;
Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktiviteteve në kantieret e ndërtimit lidhur me punimet elektrike, duke siguruar kontrollin e cilësisë dhe përputhshmërinë me protokollet e sigurisë;
Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të lidhur me sistemet elektrike, duke përfshirë Librin e Masave, specifikimet e projektit, vizatimet dhe manualet e mirëmbajtjes.
Kualifikimet:
Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
Eksperiencë pune 2-3 vjet;
Njohuri në praktika të inxhinierisë elektrike, duke përfshirë projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike;
Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese në grup;
Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe menaxhuar disa projekte njëkohësisht;
Njohuri të avancuara në përdorimin e softuerit të projektimit të ndihmuar nga kompjuteri (CAD).
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
Apply