Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Golem, ofroj vend pune Shites/e

    Golem, ofroj vend pune Shites/e







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Shitese | Kasiere



    Gjuha





    Eksperienca



    vetem me eksperience









    NJOFTIM PUNE
    NJOFTIM PUNE
    SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni:Shitëse
    Departmenti: Departamenti Operacional
    Vendodhja: Golem
    Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi;Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

    Detyra dhe Përgjegjësi:
    - Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
    - Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
    - Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
    - Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
    - Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
    - Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
    - Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
    - Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.

    Kërkesat:
    a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
    b.Eksperiencat e punës:Eksperiencë pune të ngjashme (6 muaj deri në një vit).
    d. Aftesi të tjera:
    -Aftësi për te punuar në skuadër;
    -Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
    -Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.


    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale

     




    Apply











    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X