Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher i Njesisë së Marrëdhenies me Klientët

    Menaxher i Njesisë së Marrëdhenies me Klientët







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Eksperienca






    EPPC Albania për klientin e saj, po kërkon një Menaxher i Njesisë së Marrëdhenies me Klientët.


    Përgjegjësitë kryesore:

    Drejton strukturën organizative të njesisë duke ofruar udhëzime dhe mbështetje;
    Në bashkëpunim me stafin merr pjesë në hartimin e proçedurave që kanë të bëjnë me funksionimin e Njesisë së Marrëdhënieve me Klientin;
    Vendos qëllime të qarta të performancës dhe monitoron progresin, duke kryer rishikime të rregullta të performancës dhe duke dhënë feedback të vazhdueshëm;
    Përcakton KPI për njesinë dhe mbikëqyr realizimin e tyre;
    Harton raporte periodike mbi kërkesat e klientëve dhe ecurinë e proçeseve që ka në menaxhim;
    Mban komunikim me klientë specifik, propozon zgjidhje arkitektonike dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;
    Konsulton Klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt, planet dhe lejet e miratuara, bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
    Bashkëvepron me Menaxherët e Shitjeve mbi mbarëvajtjet e shitjeve dhe ankesat e klientëve;
    Bashkëpunon me ekipin drejtues për të zhvilluar dhe ekzekutuar strategji të marrëdhënieve me klientët në përputhje me qëllimet e përgjithshme të biznesit;
    Propozon dhe zbaton ndryshime për të përmirësuar proçesin e ndërveprimit me klientët dhe për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të klientit;
    Bashkëvepron me drejtuesit e kantiereve për të mbikëqyrur grafikun e punimeve dhe për t’u kujdesur që kantieri të marrë në kohë vizatimet e zbatimit nga klientët;
    Organizon dhe mbikëqyr dokumentimin e rregullt të gjithë procesit të marrëdhënies me klientët që nga blerja e njësisë deri në dorëzimin tek Klienti, në përputhje me kontratat e sipërmarrjes dhe proçedurat në fuqi;
    Konsulton Menaxherin e Projektit në hartimin e strategjive dhe detyrave të projektimit;
    Konsulton Menaxherin e Projektit në përcaktimin e standarteve të cilësisë bazuar në eksperiencën me klientët;
    Bën shpërndarjen e stafit të nevojshëm sipas fluksit të shitjeve në projektet e ndryshme.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Të zotërojë diplomë Universitare në Arkitekturë/Inxhinieri;
    Të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite në menaxhim;
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
    Njohje e AutoCAD, MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.) si dhe njohje të programeve BIM (si Revit, Navisworks etj.);
    Përvojë pune në marrëdhëniet me klientët;
    Aftësi drejtuese në menaxhimin dhe zhvillimin e ekipeve;
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.


    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në:


    Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.​

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X