Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kasap QTU

    Kasap QTU







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Punetor | Ndihmesa



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale


    Pozicioni: Kasap QTU
    Departamenti: Departamenti Operacional
    Vendodhja: Tirane.

    Detyra dhe Përgjegjësi:

    Njohja e pjesëve anatomike të mishit;
    Prerja e mishit sipas standarteve anatomike të tij dhe ndarja e produkteve të mishit për përpunim;
    Prerja e produkteve të mishit dhe nxjerrjë e tyre në banak;
    Mbajtja pastër dhe e rregullt e tavolinave dhe pajisjeve të laboratorit;
    Konfirmimi i kodeve dhe çmimeve të shitjes së produkteve që ndodhen në etiketë me peshoren;
    Marrja pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar paraprakisht mallrat në magazinë;
    Bashkpunim me kolegët;
    Kontrollimi i produktit para se të ekspozohet në banak, në mënyrë të tillë që të eleminohen rastet e nxjerrjes se produkteve të papastra dhe të dëmtuara;
    Mbikqyr furnizimet e mishit dhe sistemimin e tyre në frigorifer;
    Bën gati porositë për Marketet;
    Raportimi pranë Përgjegjësit të repartit për raste të abuzimit;
    Raportimi sa më sipër edhe për rastet e abuzimit ose shpërdorimit të produkteve nga punonjës të hipermarketit;
    Njohja shumë e mirë e gjithë hipermarketit dhe familjeve të produkteve që tregëtohen;
    Të jetë rigoroz në ruajtjen e recetave të përpunimit të mishit;
    Të ndihmojë kolegët në rast se ka mundësi;
    Duhet të kontrollojë herë pas here gjendjen e repartit për mungesë produktesh (në rastin kur ka mungesa raftet të zvendësohen me një produkt tjetër);
    Për produktet e mishit që dalin me cilësi të dobët duhet të lajmerojë përgjegjësin e tij;
    Angazhimi i tij për të përballuar edhe shitjen në banak;
    Iniciativë për të përpunuar produktet edhe pa njoftimin e përgjegjësit;
    Profesional për të përballuar punën edhe kur një pjesë e stafit mungon;
    Bashkëpunues dhe qendrim proaktiv në flukset dhe ngarkesat e punës, etj.

    Kërkesat:
    a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
    b. Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë të ngjashme pune.
    d. Aftesi të tjera:-Aftësi për te punuar në skuadër;
    -Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
    -Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] se te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X