Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune ARKITEKTE

    Durres, ofroj vend pune ARKITEKTE







    Durres



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Arkitekture



    Gjuha

    italisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    I.XH.E.M shpk realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes.
    I.XH.E.M shpk prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
    Në kuadër të zvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:
    ARKITEKTE
    Detyrat

    Të krijojë projekte ndërtimi të mirë-detajuara nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara.
    Konsultohet me pjesën tjetër të ekipit lidhur me fisibilitetin, efikasitetin, funksionalitetin, sigurinë etj.
    Punon duke marrë parasysh faktorë si: kufizime e normativa ligjore, urbanistike, mjedisore dhe projekt buxhetet.
    Punon ngushtësisht me profesionistë të tjerë si inxhinierë zbatimi, menaxherë ndërtimi, normistë e inxhinierë strukturistë
    Ndjek procedurat e marrjes së lejeve të ndërtimit e formalitete të tjera të ngjashme (dhe i ndjek fizikisht)
    Të përgatisë raporte, propozime, dhe preventiva
    Të përshtate planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit
    Të vizitojë vazhdimisht kantieret e ndërtimit dhe nëse e do nevoja të kryejë takime edhe me klientët
    Të ndjekë modifikimet dhe kërkesat specifike të klientëve e tyre dhe të përgatisë preventivat përkatës
    Te koordinoje projektin arkitektonik gjate gjithë fazave te projektimit me disiplinat e tjera inxhinierike te projektit si projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.
    Kualifikimet

    Diplomë Universitare – Dega Arkitekturë
    Kerkohet 1 ose 2 vite eksperienc.
    Kerkohen programet si AutoCad, Revit, Paketa Office, etj.
    Perbejn perparsi Gjuha italiane ose angleze
    Patent klasi B
    Ofrohen kushte shumë të mira pune dhe pagese.

    Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0676027568.
    e-mail: [email protected] ose [email protected]
    facebook: ixhem parafabrikat
    Insta: ixhemshpk_official

    Vendndodhja: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.



     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X