Durres, ofroj vend pune Magazinier
Durres
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Magazinier/e
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje nje Magazinier .
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet në magazine duke përfshirë marrjen e lëndëve të para, mbajtjen e inventarit dhe të dhënave lidhur me të, përgatitjen e statistikave mujore të magazinës si dhe mbajtjen e inventarin periodik
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kryen marrjen, magazinimin dhe operacionet e shpërndarjes duke regjistruar, bashkërenduar dhe zbatuar programet dhe procedurat operative të personelit.
Pranon dërgesat e materialeve të para në magazinë sipas klasifikimit të tyre.
Koordinon aktivitetet ndërmjet laboratorit, zyrës së blerjes dhe prodhimit.
Mban përgjegjësi për kryerjen e rotacionit të materialive të para.
Menaxhon logjistikën dhe administron inventarin e lëndëve të para.
Kryen inventarit fizik, në përputhje me procedurat e nxjerra nga Departamenti i Administratës dhe Financave.
Diskuton me mbikëqyrësit e tjerë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve.
Verifikon zbatimin e drejtë të specifikimeve DC për magazinën e lëndëve të para.
Kualifikimet:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh Profili Ekonomik.
Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.
Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.
Të jetë në gjendje të punojë me turne si dhe fundjavës kur është e nevojshme.
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit. Dërgoni CV në adresën [email protected]
Apply