Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Asistente ne Departamentin e Blerjeve

    Tirane, kerkohet Asistente ne Departamentin e Blerjeve







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Asistence | Sekretari | Backoffice



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania Brunes sh.p.k., një kompani lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave, në saj të zgjerimit të aktivitetit, kërkon kandidate
    për pozicionin Asistente per Departamentin e Blerjeve.
    ​FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE:
    Asistenti i Departamentit te Blerjeve planifikon, ekzekuton, koordinon dhe finalizon projektet sipas planifikimeve paraprake duke respektuar afatet kohore
    si dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorin, menaxhimi i nivelit të stokut, mirëmbajtien e marrëdhënieve me klientët etj.

    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
    • Implementon dhe menaxhon politikat komerciale të komapanisë, sipas programit që i ngarkohet;
    • Siguron furnizimet adekuate për plotësimin e nevojave të komapanisë duke marrë në konsideratë si aspektet financiare, kualitative dhe logjistike të furnizimit;
    • Menaxhon marrëdheniet me furnitorët sipas programit që i është ngarkuar;
    • Organizon procesin e porosive të mallrave qofshin ato automatike, manuale apo edhe ato që bëhen nga ana e furnitorit direkt;
    • Merret me zëvendësimin e produktit të gabuar;
    • Përgjegjës për analizimin, identifikimin dhe zbutjen e rrezikut në të gjithë zinxhirin e furnizimit;
    • Ndihmon departamentin në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive blerëse për produktet;
    • Detyra të tjera që i caktohen nga Drejtuesi i Departamentit.

    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

    Edukimi: Te kete mbaruar studimet e larte ne Ekonomi;

    Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me rreth 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;

    Aftësi:
    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese me furnitorë të huaj;
    • Të ketë njohuri të proçeseve operacionale, planifikimit dhe menaxhimit strategjik të logjistikës,, transportit, blerjeve, etj.
    • Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
    • Të njohë mirë paketën Office dhe programin financier NAV;
    • Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës Angleze dhe Italiane.

    Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: [email protected] ose te kontaktojne ne Nr. 0697070978 .
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    Brunes sh.p.k
    Autostrada "Tirane-Durres",Km 7 - Tirana, Albania
    [email protected] | www.brunes.al
Working...
X