Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Gjuha

    anglisht





    Kid Zone shpk, kompani e shitjes me pakicë që operon në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të larmishme prej mbi 30,000 produktesh, duke e bërë atë një markë shtëpiake që shërben për të gjitha demografitë. Me 24 dyqane në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO është i mirënjohur për produktet e saj evropiane të cilësisë, gamën e gjerë të artikujve dhe çmimet konkurruese.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni i punës: Visual Merchandiser
    Departamenti: Operacional
    Vendndodhja: Tiranë


    PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:

    Një Visual Merchandiser është përgjegjës për zbatimin e standarteve të ekspozimit të produkteve sipas udhëzimeve të kompanisë. Ai/Ajo organizon procesin e ekspozimit që te kemi nje prezantim sa më të mirë të dyqaneve në syrin e klientit duke rritur impaktin e prezantimit në shitje.


    FUNKSIONET THELBËSORE TË POZICIONIT:

    Përkujdeset për ekspozimin e produketeve sipas standarteve të dyqanit.
    Kontrollon që artikujt të vendosen në sallë bazuar në teknikat e përcaktuara nga kompania.
    Kujdeset për ekspozimin sipas standartit të çmimeve të ndryshuara sipas rregullores së kompanisë në bazë ditore.
    Organizon sipas standartit të kompanisë në bashkëpunim me menaxherin e dyqanit lëvizjet për produktet e sezonit nëpër dyqan, bazuar në kalendarin e paracaktuar.
    Organizon stafin e dyqanit në bashkëpunim me supervizorët gjatë detyrave operacionale ditore të mbushjeve të sektoreve me produkte.
    Sigurohet që stoku ekspozohet në sasinë e duhur dhe propozon te menaxhimi i dyqanit ndryshime për të rritur shpejtësinë e e shitjes.
    Trajnon stafin në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që ata të zhvillohen dhe të kenë një implementin sa më të shpejtë kur janë punonjës të rinjë.
    Zhvillon stafin e vet profesionalisht në lidhje me produktet, proceset dhe kompetencat organizative në punë.
    Identifikon dhe raporton për tendencat e blerjeve të klientëve dhe artikujt që ka më shumë kërkesë dhe njohuri të ndryshme të cilat kontribuojnë në rritjen e shitjeve të dyqanit.
    Informon klientin mbi produktin me vetitë dhe cilësitë e produktit bazuar në kërkesën e tij.

    KËRKESAT:

    Arsim i lartë
    Të paktën dy vite përvojë në shitje;
    Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh;
    Njohja e paketës Microsoft Office në nivel fillestar.
    Aftësi organizative dhe drejtuese;
    Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
    Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
    SHËNIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail, para datës 30/05/2024, në adresën tonë elektronike [email protected].

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply












    Selia Brunes Space,
    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    [email protected] | www.jumbo.al
Working...
X