Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Brand Manager Marketingu ama® caffe

    Tirane, ofrohet vend pune Brand Manager Marketingu ama® caffe







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Marketing



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Pozicion i lire: Brand Manager per brandin ama® caffe

    Brand Manager është përgjegjës për zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjisë marketing të markës për tregun e synuar të një kompanie, duke ruajtur integritetin dhe vizibilitetin e markës në të gjitha nismat dhe komunikimet e marketingut

    Detyrat

    Përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe implementimin e planeve marketing të markës
    Zbatimi i planeve marketing me qëllim përmirësimin e prezencës dhe vizibilitetit të markës
    Mat dhe raporton performancën e fushatave marketing, and vlereson ROI dhe KPI
    Identifikimi i mundësive të reja për zhvillimin e markës dhe rritjen e shitjeve
    Sigurimi i të gjitha aspekteve të marketingut dhe aktiviteteve të produktit në përputhje me etikën dhe qëllimet e markës
    Bashkëpunimi me agjencinë kreative për realizimin dhe ekzektuimin e fushatave të marketingut dhe komunikimit ne kanalet e ndryshme të komunikimit
    Të qëndruarit i informuar me zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja
    Monitorimi i prezencës se produkteve në treg nëpërmjet vizitave në kanalet e shitjes
    Monitorimi i konkurencës nëpërmjet komunikimit me forcën shitëse në terren dhe gjithashtu realizimit të vizitave individuale ne kanalet e shitjeve
    Realizim të vazhdueshëm të vizitave në treg për të monitoruar nëse markat dhe produktet janë pozicionuar në përputhje me objektivat e markës
    Pjesëmarrëse në vendosjen e planeve vjetore të shitjeve dhe zhvillimin e planeve marketing për realizimin e objektivave të shitjes
    Përgjegjës për menaxhimin e buxheteve marketing dhe monitorimin e tyre me qëllim shpenzimin në menyre efikase brenda buxheteve të përcaktuara
    Siguron asistence per krijimin e produkteve te reja , paketimeve të reja, dizenjove të reja për materilae promocionale apo fushata të ndryshme për prezantimin e kompanise denjësisht
    Siguron asistencë në marrëdhënien midis kompanisë dhe furnitorëve për prodhimin e materialeve promocionale te marketingut
    Vlerëson kërkesën per POSM dhe bën kerkim tregu për zhvillim të POSM-ve të ndryshme
    Siguron asistence per pjesemarrjen ne evente dhe panaire te ndryshme për tregun e Shqiperisë
    Raporton tek Menaxheri i marketingut
    Te tjera

    Aftësi dhe kualifikime
    Aftësi komunikimi, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve
    Gjuhet e huaja: Anglisht e domosdoshme
    Njohje e sistemeve të informacionit. Duhet të njohë programet e paketës MS Office, vecanerisht perdorimi i Excel, Internet dhe e-mail.
    Team Player – me fokus në performancë dhe i orientuar drejt rezultateve
    Time management skills – me aftësi të larta për të menaxhuar projekte
    Arsimi i lartë i domosdoshëm, preferohet në marketing dhe menaxhim
    Leje për drejtim automjeti të kategorisë B
    Mbi 2 vite eksperience pune në fushen e Marketing-ut
    Dërgoni CV tuaj deri në date 18.05.2024 në [email protected]

     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    Albanian Distribution Development
    Rr. Dhaskal Tod’hri Nr. 35, Kashar/Tirane
    (pasi kaloni QTU-ne, per tek Stacioni Hekurudhor Kashar)

    Tel. : +35544517000

    [email protected] | www.add.al
Working...
X