Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Elektrik

    Inxhinier Elektrik







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Elektrike | Elektronike



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Inxhinier Elektrik

    Departamenti: Teknik

    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e rolit: Inxhinieri Elektrik do të ketë përgjegjësi për projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike për projektet tona të ndërtimit. Kandidati duhet të ketë ekspertizë në parimet e inxhinierisë elektrike dhe aftësinë për të projektuar, zbatuar dhe mirëmbajtur sisteme elektrike në kantiere ndërtimi të ndryshme të shoqërisë. Inxhinieri Elektrik do të bashkëpunojë me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar plotësimin e kërkesave të projektit.



    Përgjegjësitë:

    Projektimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi, duke përfshirë shpërndarjen e energjisë dhe, sistemet e ndriçimit;
    Analiza dhe interpretimi i specifikimeve të projektit, vizatimeve dhe normativave të ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret e rëndësishme;
    Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projektit;
    Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar dorëzimin kohor të materialeve dhe përputhshmërinë me kalendarin e projektit;
    Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktiviteteve në kantieret e ndërtimit lidhur me punimet elektrike, duke siguruar kontrollin e cilësisë dhe përputhshmërinë me protokollet e sigurisë;
    Kryerja e inspektimeve të rregullta të sistemeve elektrike për të siguruar funksionimin dhe mirëmbajtjen e duhur në objekte;
    Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të lidhur me sistemet elektrike, duke përfshirë specifikimet e projektit, vizatimet dhe manualet e mirëmbajtjes;
    Sigurimi i udhëzimeve teknike për anëtarët e tjerë të ekipit të projektimit dhe kontributi në suksesin e përgjithshëm.


    Kualifikimet:

    Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
    Eksperiencë pune mbi 5 vjet;
    Njohuri në praktika të inxhinierisë elektrike, duke përfshirë projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike;
    Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese në grup;
    Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe menaxhuar disa projekte njëkohësisht;
    Njohuri të avancuara në përdorimin e softuerit të projektimit të ndihmuar nga kompjuteri (CAD).


    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X