Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    S & D Invest” është pjesë e Shoqërisë AGIKONS SH.P.K

    “S & D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

    Kompania po kërkon për të punësojë Inxhinier Ndërtimi;

    Pershkrimi I Pozicionit:
    Inxhinier Ndertimi do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e njësive të banimit, ambjenteve publike, ambjenteve në bashkëpronësi, strukturave dhe sistemeve të instaluara sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

    Detyrat;

    Planifikon planin e punës së ekipit dhe supervizon zbatimin e tij.
    Regjistron të dhënat e inspektimeve në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e realizuara dhe raporton me raporte te Eprori.
    Realizon ruajtjen e të dhënave elektronike dhe fizike sipas procedurave të kompanisë.
    Inspekton njësitë e banimit dhe realizon riparimet e nevojshme.
    Harton listat për furnizimin me materiale.
    Realizon kontroll të inventareve sipas procedurave të kompanisë.
    Monitoron dhe kontrollon sistemet mbrojtjes nga zjarri.
    Kontrollon mirembajtjen e fasadave.
    Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara.
    Përgatit rregulloren e Sigurimit Teknik, kontrollon zbatimin e saj.
    Mirëmban dhe riparon ambjentet e brendshme të ndërtimit.
    Miremban pajisjet elektroshtepiake të ambjentëve të dhëna me qera.
    Inspekton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e garazhdeve.
    Përgatit raportet e aktiviteteve që zhvillon kompania për banoret e rezidencave. Inspekton mirembajtjen e kunetave dhe kanalizimeve.
    Realizon vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe zhvillon trajnimin e tyre.
    Në bazë të rezultatit të performancës jep vleresimet monetare për stafin apo masat disiplinore.
    Kualifikimet;

    Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e Inxhinierisë.
    Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes.
    Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office''.
    Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike,etj.
    Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.
    Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup.



    Ambient miqësor pune
    Pagë deri ne 120.000
    Mundesi rritje profesionale.
    Mundesi promovimi brenda grupit.


    Knadidatët e interesuar lutem të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e E-mailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin e interesuar.
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

     




    Apply
Working...
X