Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtues i Departamentit Mekanik

    Drejtues i Departamentit Mekanik







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Mekanike | Mekatronik



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    EPPC Albania kërkon një Drejtues të Departamentit Mekanik për klientin e saj, një kompani prestigjoze shqiptare, e cila operon në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës.

    Përgjegjësitë kryesore:

    Organizon dhe bashkërendon punën në department, me njësitë e shërbimeve, si dhe me departamentet e tjera të shoqërisë, për arritjen me efikasitet të lartë të qëllimit të rolit te vet;
    Zhvillon dhe propozon proçedura për mirëadministrimin e flotës së mjeteve, monitorimin, mirëmbajtjen, si dhe rritjen e efektshmërise dhe rentabilitetit;
    Përgjegjës për mirëmbajtjen e mjeteve në kushte optimale pune;
    Zhvillon dhe propozon raporte për drejtuesit e lartë lidhur me flotën e mjeteve dhe aktivitetet nën përgjegjësinë e tij;
    Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparim në kohë të makinave, si dhe menaxhimin e kostove;
    Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve të dhëna;
    Monitoron aspektet teknike për shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve, për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
    Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të proçedurave të punës;
    Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë;
    Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
    Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi secilin mjet, problemet teknike dhe organizative për punën e bërë.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Diplomë në Inxhinieri Mekanike;
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në Industrinë e Ndërtimit (MUST);
    Njohës i proçeseve operacionale, planifikimit dhe menaxhimit strategjik të logjistikës, magazinës, transportit dhe inventarizimit;
    Aftësi analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
    Aftësi komunikimi, shitëse dhe negociuse;
    Zotërim i gjuhës angleze.
    Si të aplikoni:

    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X