NJOFTIM PUNESIMI
Kompania "Nelt shpk, pjesë e NELT Group, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha multinacionale si Beiersdorf, Mondelez, GSK, Arcor, Friesland Campina, Kra, Hell , Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed dhe Baby Food Factory.
Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
Nelt shpk në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:
Agjent Shitje- Zona Fier
Departamenti Komercial
DETYRAT:
Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në palmar-sistem shitje,Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktualKoordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.
KËRKESAT:
Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),Vendbanimi ne Fier Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,Të jetë i besueshëm,Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,Aftësi të mira komunikuese,Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,Të jete i aftë të punojë në grup,Të jetë i aftë të punojë nën presion,Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,Të posedojë leje drejtimi automjeti.
KUSHTE TE TJERA:
Kushte të shkëlqyera pune
Mundësi për zhvillim professional
Ambient miqesor dhe pozitiv
Orari i punës: nga e Hëna në të Premte 8 orë punë
TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:
Departamenti i Burimeve Njerëzore
[email protected]
Ose te kontaktojne ne Whataspp ne numrin 355689008590
Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
__________________
Nelt Sh.p.k.
Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri
Web: www.nelt.com
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë
për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi.
AplikoWhatsApp