Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Magazinier | Durrës

    Magazinier | Durrës






    Progeen shpk, është një shoqëri private e cila operon në tregun Shqiptar të ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor, që prej vitit 2013. Vlerat kryesore të Progeen shpk janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit, duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.

    Pozicioni: Magazinier

    Departamenti: Financë

    Vendndodhja: Durrës

    Përmbledhja e Pozicionit: Magazinieri është përgjegjës për aktivitetet e përditshme në marrjen dhe magazinimin e furnizimeve, kryerjen e inventarëve, dhe aktivitetet e kontrollit të inventarit. Detyra parësore e këtij roli është, manaxhimi i vlerave materiale, dhe kryerja e veprimeve operacionale, në kohën dhe cilësinë e duhur, sipas procedurave të miratuara, si dhe përgatitja e raporteve përkatese kur është e nevojshme.


    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proces që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë;

    Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve;

    Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve;

    Kryen në mënyrë sistematike inventarë;

    Kryen regjistrimin e veprimeve përkatëse të fletë hyrjeve/daljeve në programin financiar Alpha Ëeb;

    Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë;

    Bashkëpunon me financën për të kontrolluar përputhshmerinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të materialeve.



    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë e studimeve të larta ose të mesme.
    Eksperienca: - Eksperiencë pune 3 vjet.

    Aftësi të tjera:

    Të ketë aftësi në përdorimin e paketës “MC Office'', si edhe të përdor Programin financiar ''Alpha Web'';
    Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
    Të jetë i disponueshëm për të lëvizur në kantieret e kompanisë.


    Përfitimet:
    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga konkuruese në treg;


    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X