Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialis/t Jurist

    Specialis/t Jurist






    Njoftim pozicioni Specialis/t Jurist.

    Përshkrimi:

    “DUKA GROUP”, është themeluar në vitin 1993, me aktivitet aktual në menaxhimin dhe zhvillimin e investimeve dhe një portofol prej më shumë se 7 shoqëri tregtare të mirënjohura, me aktivitet në prodhim, dhe tregtim te produkteve ushqimore per njerez dhe kafshe, elektroshtepiake dhe teknologjike, rrjet dyqanesh dhe markete, aktivitet ne fushen e ndertimit, hotelerise, menaxhimit te qendrave tregtare, etj…

    Për të përmbushur nevojat dhe mbështetur zhvillimin e vazhdueshem te grupit, kërkon të zgjerojë departamentin ligjor të grupit, me pozicionin “Specialist Jurist”.

    Kualifikimet:

    Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Bachelor+Master) për Drejtësi;

    Të ketë të paktën 3- 5 vite eksperiencë pune si Jurist/e;

    Te kete eksperience në çeshtjet sipas pershkrimit te detyrave me lart;

    Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;

    Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.

    Të zoterojë në nivel të mire gjuhën Angleze dhe Italiane;

    Të zoterojë shumë mire ''Paketën Office'';

    Të jetë interaktiv, i gatshëm për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë.

    Detyrat:

    Harton, interpreton, rishikon dhe negocion duke pershtatur ne menyre efektive me nevojat e shoqerise kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidhin shoqerite me klientët, furnitorët dhe me cdo pale te trete, perfshire institucionet bankare, sipas objektit/qellimit te saj.
    Ndjek proçedurat ligjore te krijimit dhe funksionimit te shoqerive tregtare dhe harton cdo akt ligjor sipas vendimarrjes se organeve drejtuese ne shoqeri. (ortakeve/aksionareve apo Keshillit Mbikqyres/Administrativ te shoqerise);
    Harton dhe intepreton proceduren ligjore per punesim dhe zgjidhje te marredhenies se punes nga ana e punedhenesit sipas nevojes, referuar kerkesave te dispozitave ligjore mbi punesimin.
    Verifikon saktesine e cdo dokumenti pronesie te aseteve te shoqerise, duke mbajtur ne vemendje dhe rifreskuar ato ne rastet qe kerkohet nga ligji dhe eshte e nevojshme per shoqerite.
    Evidenton ndryshimet në ligjet përkatëse sipas aktivitetit tregtar dhe informimon departamentet dhe punonjësit e interesuar, në lidhje me këto ndryshime.
    Ndjek zbatueshmërinë e legjislacionit sipas fushave nga departamentet përkatëse në shoqëri.
    Përfaqëson shoqëritë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçese te ndryshme administrative të nivelit mesatar si psh: proçesin per leje ndertimi, leje shfrytezimi, rregjistrimin e pasurive/aseteve, verifikimin hipotekor te pasurive/aseteve, procedurat per pajisje me licenca perkatese, proceset e ankimit administrativ, mban, korrespondencat zyrtare me autoritetet shteterore per çeshtje te caktuara ligjore sipas veprimtarisë së shoqërive.

    Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore te nivelit mesatar, te llojit: Leshim urdheri ezkekutimi; permbushje detyrimi ndaj debitoreve te shoqerise; kerkim shperblim demi, mosmarreveshjet sipas rastit qe lindin nga marredhenia e punes etj., duke perfshire përpilimin e kerkeseave, padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave deri ne perfundimin ligjerisht te ceshtjes.
    Të realizojë (si pjesë e grupit të punës) konceptimin e sistemit të manaxhimit të riskut brenda një shoqerie tregtare, duke ngritur kornizën e manaxhimit të riskut dhe vënien në funksionim.
    Të dëshirojë të mësojë dhe zhvillohet akoma më shumë (in-depth) si dhe të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet në fushat e mësipërme.
    Ne Ofrojme:

    Ambient pune komod dhe motivues;

    Bashkepunimin me një grup profesionistësh të suksesshëm dhe me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe menaxhimin e proceseve ligjore, në shoqëritë tregtare;

    Mundësinë e zhvillimit profesional, dhe personal duke zhvilluar me tej dhe aplikuar njohurite tuaja ne fusha te reja;

    Mundësinë e promovimit dhe zhvillimit të karrierës brënda shoqërive apo grupit.

    Vendi i Punes Vore-Tirane.

    Personat e interesuar duhet të aplikojne duke derguar CV dhe Leter Interesi në adresën e-mail: [email protected] , Whatss'up 0684096054

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X