Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Skulptor

    Skulptor






    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj , kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në Repartin Artistik.
    Pozicioni i Punes: Skulptor
    Sektori: Reparti Artistik
    Detyrat​
    Studion projektin sipas specifikimeve të tij;
    Zbaton projetin sipas detajeve dhe afateve të kërkura;
    Kompozon projekte duke aplikuar ide të cilat ndikojnë në përsosjen e mëtejshme të tij;
    Siguron standardet e cilësisë dhe paraqitjes në punimin e veprave.
    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Akedeminë e Arteve;
    Të karakterizohet nga iniciativa, kreativiteti dhe aftësia për të përmbushur afatet;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
    Eksperienca e punës përbën avantazh.

    Ofrohet:

    Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme;
    Mundesi rritje profesionale promovimi brenda grupit.
    Menyra e Aplikimit:
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë portofolin e tyre professional nëpërmjet adresës zyrtare të emailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
    Të dërgojnë portofolin e punimeve si dhe referenca nga punëdhënës të mëparshëm.
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
    Web: www.agikons.com

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X