Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sistemuese

    Sistemuese






    Kid Zone shpkështë pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

    Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni i punës: Sistemues/e
    Departamenti: Market
    Vendndodhja: Jumbo TEG

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Një Sistemues/e është përgjegjës/e për sistemimin e produkteve në vendet përkatëse sipas standardeve të vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme dhe është përgjegjës/e për pastërtinë, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë. Asiston në shitjen e produkteve sipas kërkesës së klientit duke ju përmbajtur standartit të shërbimit ndaj klientit me një cilësi të shkëlqyer komunikimi.

    Detyrat​
    Sistemon produktet në rafte dhe në ishuj në mënyrë të vazhdueshme në fillim të turnit dhe në vijim sipas politikës merchandising të kompanisë;
    Bën mbushjen e dyqanit sipas kërkeseave dhe porosive të bëra nga supervizori duke asistuar në të gjitha proceset e punës. (marrja e produkteve, dërgesa për sallë, sistemim);
    Përkujdeset që produktet të jenë të ekspozuara sipas standarteve të kompanisë ku përfshihet reklamimi, çmimi dhe sasia;
    Njeh më së miri produktet e departamentit përkatës duke përshirë shumëshllojshmërinë, sasinë, llojet dhe vetitë e tyre;
    Informon klientin mbi produktin me vetitë dhe cilësitë e produktit bazuar në kërkesën e tij;
    Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit për çdo problem ose incident në lidhje me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare;
    Ndihmon në trajnimin e personelit të ri kur i kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjësit e ri të departamentit të vet dhe më gjerë;
    Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan, dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
    Kualifikimet​Edukimi: Arsim i mesëm ose i lartë
    Eksperiencat e punës: Të paktën 1 vit përvojë të mëparshme të ngjashëm në këtë pozicion.
    Kualifikime të tjera:

    Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh.
    Njohja e paketës Microsoft Office përbën avantazh.
    Aftësi të tjera:

    Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
    Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre, si dhe për tja shpjeguar këto klientit dhe të tjerëve;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike [email protected]
    Numër Kontakti per Jumbo TEG: "+355686060052".

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp


















    Selia Brunes Space,
    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    [email protected] | www.jumbo.al
Working...
X