Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Menaxher/e Rekrutimi(Senior)

    Kërkohet Menaxher/e Rekrutimi(Senior)




















    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Menaxher/e Rekrutimi(Senior)
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës në: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher/e Rekrutimi(Senior) për t’iu bashkuar një ekipi profesionistësh.
    Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi dhe bashkëpunimi me kompanitë që kanë nevojë për rekrutim, duke i prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    Të njoh mirë tregun e punës.
    Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve në këtë treg (shërbime rekrutimi, punësim, këshillim karriere) etj.
    Të ketë njohuri dhe përvojë shumë të mirë në proceset e avancuara të rekrutimit.
    Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
    Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
    Aftësi të mira në ndërtimin dhe përmbylljen e suksesshme e në kohë të shpejtë të procesit të bashkëpunimit/rekrutimit.
    Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
    Të zotëroj patentë kategoria B.
    Zotërimi i një protofoli klientësh është avantazh i rëndësishëm.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që kanë nevojë për shërbime rekrutimi.
    Realizimi i takimeve me kompani/klientë dhe prezantimi i shërbimeve të rekrutimit që ofron Agjencia.
    Komunikimi me klientët për të marrë një informacion të qartë të nevojave të tyre për rekrutim.
    Këshillimi i klientëve për praktikat më të suksesshme në fushën e rekrutimit.
    Përcaktimi i përshkrimit të punës dhe specifikimet e marrëveshjes së rekrutimit.
    Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
    Realizimi i telefonatave/intervistave me kandidatët e interesuar.
    Dërgimi i short list të kandidatëve në kompani me informacionet specifike të marra nëpërmjet procesit të intervistimit.
    Ndjekja e procesit të rekrutimit pas dërgimit të kandidatëve në kompani.
    Raportimi periodik i rezultateve të punës.
    Edukimi:

    Diplomë të nivelit Bachelor. Masteri është avantash.
    Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve të avancuara që përdoren në proceset e rekrutimit.
    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    Aftësi të mira komunikimi me kolegët/klientët/kompanitë.
    Integritet të lartë për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
    I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    Të punojë nën presion.
    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    Pagë 120.000 lekë në muaj dhe bonus sipas performancës.
    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 22.04.2024

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp


















    Profesionisti Recruitment Agency
    Kavaja Street, Condor Center, 3rd Floor
    Tirana, Albania
    Tel:+355 4 2235128 / 2241945
    E-mail: [email protected]
    Web:www.profesionisti.al
Working...
X