Inxhinier Ndertimi, Teatri Kombetar
PërshkrimiAGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi tek objekti i Teatrit Kombetar.
Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
Detyrat
Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve;
Raporton tek Kryeinxhinieri.
Kualifikimet
Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite;
Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
ShënimeAplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply
WhatsApp
“Agikons” sh.p.k
Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
Tel: +355 68 40 52 085
[email protected] | www.agikons.com