Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shield Recruitment & HR kërkon Terapiste masazhi në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë




    Shield Recruitment & HR kërkon Terapiste masazhi 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Përgjegjëse që përmes teknikave të specializuara të masazhës, të ndihmojë në relaksimin dhe manipulimin e trupit të klientëve;Përgjegjëse për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, duke iu rekomanduar trajtime korrigjuese apo reduktimin e ushtrimeve të caktuara;Përgjegjëse për realizimin e tretmanëve të wellness-it dhe të njësive të relaksimit/pushimit;Përgjegjëse për përpilimin e planit individual të masazhimit të klientëve dhe caktimin e terminëve;Përkujdeset që me kërkesën e klientit apo udhëzimin e mjekut të administrojë lloje të ndryshme të masazheve si me avull ose ngrohje të thatë apo edhe tretmanët me ujë;Përkujdeset që gjatë masazhës ti ndihmoj klientët në pushimin e trupit të tyre dhe largimin e dhimbjeve, lehtësimin e stresit dhe sëmundjeve fizike;Përkujdeset për këshillimin e klientëve mbi teknikat e relaksimit dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të muskujve;Përkujdeset që gjatë masazhës të kuptojë se si muskujt e trupit ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe të di se si të trajtojë pjesë të veçanta të trupit;Përkujdeset që gjatë masazhës të studioj historinë fizike të klientit, me qëllim që të përgatisë dhe të aplikojë vajra adekuate të lëkurës, të shpërndajë mbi pjesën e trupit të klientit që është duke u trajtuar, me presion të fortë, të ngadaltë dhe të qetë;Përkujdeset që gjatë sesionit të masazhës të kontrollojë se a është presioni i mjaftueshëm për klientin dhe kontrollon komoditetin e klientit;Përkujdeset që gjatë trajtimit klienti të ndiej rehati dhe kënaqësi, ndriçimi të jetë i zbehtë, të ndizen qirinj aromatik, dhoma të jetë e ngrohtë dhe e qetë, peshqirët të jenë të freskët dhe të pastër;Përgjegjëse për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;Përgjegjëse për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;Përgjegjëse për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj mysafirëvePërkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionitPërgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktetPërgjegjëse për zbatimin e politikave të HotelitKryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të saj dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;Përgjegjëse për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082)Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punëPërveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
    Kualifikimet:
    Përgatitje profesionale dhe fizoterapeut i/e certifikuarTë ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale si fizioterapeutIntegritet të lartë dhe etikëAftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimiI/E aftë të punoj nën presion dhe fleksibilShkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes anglezeTë mos jetë nën hetime
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 26 dhjetor 2023 në ora 16:00.
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


    Apliko
Working...
X