Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SPAR Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës


    Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës
    Departamenti: Operacional
    Vendodhja: Durrës.

    Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

    Detyra dhe Përgjegjësi:
    -Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
    -Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
    -Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
    -Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
    -Analiza e shitjeve;
    -Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës;
    -Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina;
    -Kontrolli i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
    -Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
    -Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.

    Kërkesat:
    a.Edukimi: Diplomë Universitare.
    b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2-3 vjet).
    c.Kualifikime të tjera:
    -Njohuri të gjuhës Angleze;
    -Njohuri të mira të paketës kompjuterike.
    d.Aftesi të tjera:
    -Aftësi në menaxhim;
    -Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
    -Aftësi në organizim;
    -Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
    -Aftësi në menaxhimin e stresit;
    -I aftë të punojë në ekip.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] brenda dates 15/12/2023, duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Apliko
Working...
X