Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kuzhinier/e - SALT Green Coast

    Kuzhinier/e - SALT Green Coast






    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
    Misioni ynë është të promovojmë një koncept revolucionar restoranti, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve në një dimension ku koha, ushqimi dhe pijet do të shijohen më shumë.
    Sot ne numërojmë mbi 300 punonjës që ndajnë të njëjtën ëndërr teksa zgjerojmë markat tona në më shumë vende dhe qytete.
    REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.

    Ne po kërkojmë për :

    Kuzhinier/e - SALT Green Coast
    Roli dhe përgjegjësit;
    • Pergjegjes per gatimin e artikujve ushqimore sipas recetave, standarteve dhe udhezimeve te percaktuara nga restoranti;
    • Sigurohet qe te gjitha pjatat te pergatiten sipas standarteve me te larta te cilesise dhe prezantimit;
    • Pergjegjes per menaxhimin dhe mbikeqyrjen e puneve ne sektorin e tyre;
    • Sigurohet qe te gjitha pajisjet dhe perberesit e nevojshem te jene te disponueshem;
    • Kujdeset per nje ambient pune a me te paster dhe higjenik;
    • Perfshihet ne zhvillimin e recetave dhe planifikimin e menuve, duke pare kombinimet e shijeve, tendencave te kuzhines dhe preferencat e klienteve;
    • Pergjegjes per krijimin e pjatave ose variaconeve te reja brenda sektorit te tyre;
    • Pergjegjes per ruatjen e standarteve te larta te cilesise ne pergatitjen e ushqimeve, duke siguruar qe te gjitha ushqimet te gatuhen ne temperaturen e duhur, te kene strukturen, shijen e duhur dhe te jene terheqes vizualisht;
    • Bashkepunon me kuzhiniere te tjere per te arritur nje sherbim te mire dhe cilesor, duke komunikuar ne menyre efektive, te delegoje detyra kur eshte e nevojshme dhe te ndihmoje kuzhinieret e tjere sipas nevojes;
    • Trajnon dhe monitoron kuzhinieret e rinj ne sektorin e tij, duke ndare njohurite dhe teknikat e kuzhines;
    • Mbajne nje mjedis pune pozitiv dhe profesional.

    Kualifikimet:
    • Diplomë profesionale në Kulinari, Shkolle Kuzhine ose fusha te ngjashme, trajnime të ndryshme;
    • Përvoje e mëparshme si Kuzhinier;
    • Njohuri të gjëra të llojeve të peshkut, ushqimeve te detit dhe përbërësve të sushit;
    • Aftësi për zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
    • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
    • Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
    • Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.

    Kompania REVO Hospitality Group ofron kushte shumë të mira pune dhe financiare.
    Nëse dëshironi të beheni pjesë e skuadrës REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:

    [email protected]
    Te interesuarit te kontaktojne ne numrin 069 70 79 300

    Departamenti i BNJ
    Mob: 069 70 79 300
    Email: [email protected]








    Home - salt


    With its open kitchen, sushi bar, our 250 seat restaurant presents a skylight roof that invites customers, with a shareable style of service where time and drink will savour more.










     




    Apply


    WhatsApp

















    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X