Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Preventivues/Kostoist

    Inxhinier Preventivues/Kostoist






    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Inxhinier Preventivues/Kostoist
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Preventivues/Kostoist është përgjegjës për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Kryen rol tekniko-organizativ për projektet në ndërtim. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik ose Administratori.

    Përgjegjësitë:

    Të hartojë dhe përgatisë preventivat e objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
    Të kontrollojë përgatitjen e Situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodollogjinë e zbatimit të Shoqërisë;
    Të hartojë dhe përgatisë preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga vetë Shoqëria si dhe preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga nën-kontraktorët;
    Të ndjekë dhe kryejë, raportimin e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;
    Të nxjerrë koefiçientët tekniko-ekonomik, që shërbejnë për planifikimin e fondeve sipas llojit të ndërtimit, si dhe të japi asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe Cash Flow të punimeve;
    Të kontrollojë dhe vlerësojë preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivat e tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria, mbas shqyrtimit të projektit të aplikoj çmimet për njësi sipas analizave teknike të Shoqërisë;
    Të kontrollojë preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
    Të rishikojë analizat teknike dhe analizat e manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
    Të kryejë rishikim periodik të legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
    Të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Drejtori Teknik/Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për finalizimin e çmimeve në preventivë;
    Të kontrollojë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
    Të kontrollojë rakordimin mujor të Inventarëve fizik të materialeve.
    Kualifikimet:

    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperiencë pune 3-5 vite si preventivues/kostoist.
    Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në shoqëritë e ndërtimit;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
    Të jetë i aftë të menaxhoj dhe punojë në grup;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj.

    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 20.04.2024.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X