Oficer Kredie
Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.
Pozicioni i punës: Oficer Kredie
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Oficer Kredie për institucion financiar jobankar. Qëllimi i këtij pozicioni është rritja dhe menaxhimi i portofolit të kompanisë me klientë duke i ofruar shërbimet e kredidhënies.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë ose në fushë të ngjashmeTë ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe menaxhimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit.Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Identifikimi dhe rritja e portofolit me klientë nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të kredidhënies.Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat/kërkesat e tyre për financim.Këshillimi i klientëve për tu ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat/kërkesat e tyre për financim.Vlerësimi i riskut të financimit dhe monitorimi i procesit të shlyerjes së kredisë në përputhje me politikat e kreditimit që ofron institucioni.
Edukimi:
Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në Ekonomi ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
Aftësi të mira komunikimi.Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.I organizuar, i përgjegjshëm, e i orientuar drejt klientitI durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.Të punojë nën presion.
Përfitimet:
Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.Pagë në nivel konkurues me tregun.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 18 dhjetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apliko