Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Operator i Asistencës Teknike




    Operator i Asistencës Teknike

    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Operator i Asistencës Teknike
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës në: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Operator i Asistencës Teknike për industrinë e lojërave në një kompani italiane që operon prej vitesh në tregun shqiptar. Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi, menaxhimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në hardware dhe software.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    Të ketë njohuri të sistemeve operative Linux dhe Windows.Të ketë njohuri të komponentëve HW dhe SW në pc dhe server.Të ketë eksperiencë në drejtim, protokollim, ndërrim dhe rrjete teknologjike.Të ketë eksperiencë në sistemet kryesore të lidhjeve.Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Suportimi i userave në lidhje me çështjet teknike.Identifikimi dhe menaxhimi i anomalive në hardware dhe software.Ndjeken e aktiviteteve të ndihmës në Trouble Ticketing (hapjen e biletave, përditësimin, mbyllje, njoftimin e klientit).Dërgimin e biletave në strukturat përgjegjëse(sipas nevojës).Suportimin e teknikëve të terrenit.Ndërveprimin/bashkëpunimin me strukturat e tjera të kompanisë për zgjidhjen e problemeve jo të zakonshme.
    Edukimi:

    Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “IT”/”Shkenca Kompjuterike” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    Aftësi të mira komunikimi.Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.I organizuar, i përgjegjshëm.I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.Të punojë nën presion.
    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.Pagë 75.000 - 80.000 neto.Mundësi për të punuar Remote.
    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 18 dhjetor 2023.
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    Apliko

Working...
X