Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxhere Rekrutimi




    Menaxhere Rekrutimi

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Menaxhere Rekrutimi
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës në: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxhere Rekrutimi për t’iu bashkuar një ekipi profesionistësh. Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi dhe bashkëpunimi me kompanitë që kanë nevojë për rekrutim, duke i prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.
    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
    Të njoh mirë tregun e punës.Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve në këtë treg (shërbime rekrutimi, punësim, këshillim karriere).Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.Aftësi të mira në ndërtimin dhe përmbylljen e suksesshme e në kohë të shpejtë të procesit të bashkëpunimit/rekrutimit.Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.Të zotëroj patentë kategoria B.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që kanë nevojë për shërbime rekrutimi.Realizimi i takimeve me kompani/klientë dhe prezantimi i shërbimeve të rekrutimit që ofron Agjencia.Komunikimi me klientët për të marrë një informacion të qartë të nevojave të tyre për rekrutim.Këshillimi i klientëve për praktikat më të suksesshme në fushën e rekrutimit.Përcaktimi i përshkrimit të punës dhe specifikimet e marrëveshjes së rekrutimit.Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.Realizimi i telefonatave/intervistave me kandidatët e interesuar.Dërgimi i short list të kandidatëve në kompani me informacionet specifike të marra nëpërmjet procesit të intervistimit.Ndjekja e procesit të rekrutimit pas dërgimit të kandidatëve në kompani.Raportimi periodik i rezultateve të punës.
    Edukimi:
    Diplomë të nivelit Bachelor. Masteri është avantash.Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
    Aftësi të tjera ndërpersonale:
    Aftësi të mira komunikimi me kolegët/klientët/kompanitë.Integritet të lartë për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.Të punojë nën presion.
    Përfitimet:
    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.Pagë 120.000 lekë bruto në muaj dhe bonus sipas performancës.
    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 18 dhjetor 2023.
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    Apliko

Working...
X