Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shitje dhe Menaxhim

    Tirane, ofrohet vend pune Shitje dhe Menaxhim




















    WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për zonën e Tiranës, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionet:



    Zëvendës MENAXHER DYQANI (F/M)
    PËRGJEGJËS TURNI (F/M)
    STAF SHITËS (F/M)

    FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


    Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
    Përgjegjës Turni (F/M) është përgjegjës për menaxhimin dhe motivimin e stafit, ndjekjen me rigorozitet të detyrave të përditshmërisë së dyqanit në përputhje me udhëzimet e kompanisë, është pikë kontakti dhe përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit.Menaxhimi i dyqanit, organizimi i stafit, realizimi i detyrave të lëna nga T1 ne T2 dhe anasjelltas.
    Staf Shitës (F/M) – i cili kryen njëherësh funksionet e punës kasier, sistemues dhe shërbim klienti. Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre, shitjen dhe sistemimin e mallit nëpër rafte, etj;

    DETYRAT


    Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
    Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
    Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
    Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
    Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
    Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
    Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
    Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
    Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
    Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
    Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
    Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
    Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
    Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
    Raportimi mbi ecurinë e punës;

    Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
    Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
    Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;

    Kualifikime të tjera:


    Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
    Metodik dhe i organizuar;
    Ndershmëri dhe integritet;
    Fleksibilitet për pune me 2 turne

    Tjetër (Opsionale)

    Ne ofrojmë:


    Pagë motivuese;
    Atmosferë miqësore dhe dinamike;
    Kontratë të rregullt pune;
    40 orë pune në javë;
    Vlerësim sipas performancës;
    Leje vjetore;

    Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: [email protected] ose të na shkruajnë në numrin +355 697053354 (WhatsApp)

     




    Apply


    WhatsApp















    WELL ALBANIA
    part of ALKOS GROUP ALBANIA
    Ad.: Rruga e Serave, Fshati Picar, Vorë, Tiranë
    (Autostrada Tiranë – Durrës KM12)
    Tel: +355 44 500 501
    Mob: +355 69 70 53 354
    E-mail: [email protected]
    E-mail: [email protected]
    Web: www.alkosgroup.al
Working...
X