Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shef/e Finance


    Përshkrimi
    Grupi i Shoqërive Anchor është lider në sektorin e ndërtimit ku aktiviteti i tij konsiston në zbatimin e projekteve të ndryshme ndërtimore, prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, etj.,
    Me një rritje të shpejtë në treg, Grupi Anchor ka zgjeruar zbatimin e projekteve të ndryshme ndërtimore dhe për shkak të këtij zgjerimi të vazhdueshëm është në kërkim të një personi energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale në pozicionin e Shef/e Finance.
    Detyrat:
    Eshtë përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar përkatës të Shoqërisë si dhe menaxhon regjistrimin e te gjitha të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërisë, duke u bazuar në informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje dhe blerje, arka, lëvizjet bankare, etj.;Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe mirëmbajtjen e llogarive.Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet.Kontrollon regjistrimin e veprimeve bankare në raport me arkën;Përgatit listëpagesat në bazë të monitorimit të prezencës;Verifikon dokumentacionin mbështetës për faturat në sistemin e kontabilitetit;Monitoron klientët dhe furnitorët për detyrimet;Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të Shoqërive të Grupit;Përgatit deklarimet dhe rakordimet në lidhje me marredhëniet me administratën publike;Merret me funksionet dhe detyrat kryesore ne lidhje me marrëdhënien e Shoqërisë me organet tatimore dhe instancat e tjera shtetërore;Kryen funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtaritë financiare të Shoqërive të Grupit;Kryen funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me përgatitjen e pasqyrave financiare të Shoqërive të Grupit si dhe raportimin periodik te Ortakët.Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit.
    Kualifikimet:
    Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Financë-Kontabilitet.Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit dhe që kanë të paktën 5 vite eksperiencë në këtë fushë;Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha, si dhe çdo tjetër programi në fushën e financës;Do të kenë përparësi personat që kanë njohje të mirë të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane;Të ketë aftësi menaxheriale, planifikuese, organizuese dhe komunikuese;Aftësi të sakta raportimi / vemendje ndaj detajeve / aftësive matematikore;Të jetë person korrekt, të bashkëpunojë me kolegët, i organizuar dhe orientuar drejt realizimit të detyrave ne mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuara;Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin dhe motivimin e stafit.
    Ofrohen Kushte shume te mira pune si dhe Page e kënaqshme.
    Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected]
    Apliko
Working...
X