Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Ndërtimi / Supervizim

    Inxhinier Ndërtimi / Supervizim






    Company: Agikons SH. P .K
    Location: Tirana, Albania
    Departamenti: Teknik & Zbatim
    Pozicioni i Punës: Inxhinier Ndërtimi/Supervizim

    Pëshkrim i përgjithshëm
    Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e projekteve duke kontrolluar projektet, kryerjen e inspektimeve të cilësisë, mbikqyrjen e nënkontraktuesve dhe stafit të zbatimit te projektit.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Inspektim ditor i punimeve dhe kontroll i cilësisë së punimeve;
    • Kontrolli dhe Çertifikimi mujor i punimeve te kryera nga nënkontraktorët, baza, norma.
    • Monitorimin e grafikut të punimeve ndërtimore në përputhje me ndërtimin e objektit;
    • Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi ditor të kontrolleve të kryera gjatë proçesit të ndërtimit. Ky raport duhet të ketë detajet e nevojshme në mënyrë që të jetë i mundur vlerësimi i progresit të punimeve duke u refereruar grafikut te punimeve. Në këtë raport duhet të përfshihet një përshkrim i shkurtër i aktivitetit të ndërtimeve;
    • Monitorimi ditor i proçesit të ndërtimit dhe sigurimi që ndërtimi po kryhet në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
    • Të krijojë dhe prodhojë një raport teknik (te shoqeruar dhe me foto) të mirë organizuar të aktivitetit ndërtimor, ky raport do i dërgohet çdo javë Eprorit;
    • Të menaxhojë çdo ndryshim të punimeve/porosise dhe të kërkoj aprovimin tek strukturat përkatëse për këto ndryshime;
    • Të menaxhoj dhe të përgjigjet në bashkëpunim me Inxhinierin kërkesave për informacion që mund të ketë investitori.
    • Të kontrollojë dhe të raportojë për progresin e punimeve;
    • Të përcaktojë mënyrën dhe frekuencën e testimeve për punimet dhe materialet ndërtimore;
    • Të miratojë punimet e kryera dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit;
    • Të kryejë kontrolle të vazhdueshme si dhe një kontroll përfundimtar përpara nisjes së proçedurës për dorëzimin e objektit; (baza per aktet e kolaudimit)
    • Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat ligjore për objektin.
    • Të kontrollojë dhe të miratojë dokumentat e realizuara gjatë ndërtimit të objektit.
    • Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës.

    Kriteret dhe Aftësitë:
    • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    • Kandidatët preferohen te kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
    • Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë.
    • Avantash kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa.
    • Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’’.
    • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
    • Preferohet të zoterojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
    • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X