Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Pronatyra Treg ofron vend pune Recepsionist

    Pronatyra Treg ofron vend pune Recepsionist






    PronatyraMD, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 rrjetin e shitjeve ushqimore me pakicë, po kërkon:

    POZICIONI: Recepsionist/e Zyrat Qendrore
    DEPARTAMENTI: Burime Njerezore
    RAPORTON TE: Drejtori i Burimeve Njerezore

    DETYRAT DHE PERGJEGJESITE:


    Përgjegjës për përshëndetjen dhe drejtimin e vizitorëve, përgjigjen ndaj pyetjeve rutinë dhe ofrimin e informacionit të përgjithshëm
    Përgjegjës për përgjigjen e thirrjeve telefonike, dhënien e informacionit dhe përgjigjen e pyetjeve përmes telefonit, drejtimin e telefonatave
    Përgjegjës për kryerjen e funksioneve administrative të thjeshta, rutinë dhe të përsëritura
    Përgjegjës për caktimin dhe/ose ndihmën në caktimin e takimeve.
    Përgjegjës për koordinimin dhe përgatitjen e dokumenteve gjatë zhvendosjes së aseteve të BNJ (mobilje dhe pajisje telefonike)
    Përgjegjës për të ndihmuar stafin tjetër administrativ me punë të tejmbushura, duke përfshirë përkthimet, përpunimin e tekstit, futjen e të dhënave dhe detyrat e kërkimit në internet
    Përgjegjës për përgatitjen e pijeve freskuese, si kafe, çaj, ujë etj., për takime/konferenca në mungesë të zonjave të pastrimit.
    Përgjegjës për asistimin e Departamentit të BNj me detyra sekretare dhe administrative.

    PROFILI I KANDIDATIT:

    Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
    Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
    I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
    I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë
    Njohuri shumë të mira të paketës Office
    NE OFROJMË:

    Kushte shumë të mira pune
    Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona
    MËNYRA E APLIKIMIT:

    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose në adresën Rr. e Barrikadave, Galeria e Tiranës, Ish-Kinema “17 Nëntori”, Tiranë (në zyrat e Pronatyra Treg). Kontakt: 0682045369

    Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.

     




    Apply


    WhatsApp

















    Adresa e zyrës qendrore:
    Pronatyra Treg shpk
    Rruga e Barrikadave - Galeria e Tiranës, Kati II - 1016 Tiranë
Working...
X