Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Shitës në Hipermarket

    Tirane, ofroj vend pune Shitës në Hipermarket






    HISTORIKU

    MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

    "Shitës në Hipermarket"

    Qëllimi i Pozicionit : Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
    Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesen e Klientit.
    Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
    Ofron keshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
    Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në perputhje me nevojën e Klientit.
    Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
    Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klientëve.
    Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientët të cilin e raporton çdo ditë tek supervizori përkatës .
    Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen

    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e mesme, ose të ketë përfunduar Universitetin

    Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.
    Aftësitë:

    Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
    Të pëlqejë punën me njerëzit.
    Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
    Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
    Njohuri të mira të produkteve.

    Procedura e Aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nëpërmjet njërës nga menyrat si në vijim:
    1. Me e-mail: [email protected] ose duke kontaktuar ne numrin e telefonit 069 60 82 318.
    2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
    Tirana, Albania

     




    Apply


    WhatsApp

















    MEGATEK S.A - Autostrada Tirane-Durres, Km 7
    [email protected] | +355696082318
Working...
X