Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Koordinator i Lungomares dhe La Vista në Green Coast, Palasë-Vlorë

    Koordinator i Lungomares dhe La Vista në Green Coast, Palasë-Vlorë






    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Commercial Property Coordinator – Lungomare and La Vista
    Departamenti: Hospitality
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i përkohshëm/sezonal

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Koordinatori i Pronës Komerciale suporton menaxherin në të gjithë proceset e punës dhe/apo nën-proceset që lidhen me administrimin e njësive të biznesit në Lungomare dhe La Vista, Green Coast.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    • Suporton në menaxhimin dhe përditësimin e dosjeve të njësive me qira ku duhet të jenë pasqyruar të gjitha dokumentet e nevojshme, proces-verbale dorëzimi, njoftime, etj.;
    • Përditëson xhiron ditore të parkimit në bashkëpunim me departamentin e financës;
    • Suporton në mbarëvajtjen e Rregullores së Administrimit të Lungomares dhe La Vista sipas proceseve që i përcakton Menaxheri;
    • Përditëson regjistrin e kontratave të qirasë sipas formatit të miratuar;
    • Suporton në procesin e inventarëve sipas njësive;
    • Suporton në përgatitjen e dokumenteve shtesë të nevojshme;
    • Raporton tek menaxherët përkatës mbi shërbimet e ofruara në njësitë e biznesit, si pastrim, siguria e jashtme, dezinfektim, etj., dhe të tjera që mund të shtohen në të ardhmen.

    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit;
    • Preferohet eksperiencë pune minimalisht 2 vite në pozicione të ngjashme.

    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi të shkëlqyera organizuese, koordinuese dhe të menaxhimit të kohës;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar;
    • Diskret/e, bashkëpunues/e dhe i/e përkushtuar;
    • Vëmendje ndaj detajeve dhe kapacitet për t’u dhënë zgjidhje praktike, në kohë, problemeve;
    • I/e fokusuar ndaj klientit dhe me një qëndrim pozitiv;
    • Proaktiv/e dhe negociator/e shumë i/e mirë.

    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e Aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

    Afati i dorëzimit: 20/03/2024

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp















    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X