Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Operator i porosive online

    Operator i porosive online






    Njoftim punësimi​
    Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Operator i porosive online

    Departmenti: Komerçial

    Vendodhja: QTU

    Fokusi kryesor i poziciont është përpunimi në kohë reale i porosive në online dhe perditësimi i statusit aktual të porosive në Platformën Ueb.


    Detyrat dhe përgjegjësitë:


    Përgjegjësia për ekzekutim në kohë reale të porosive të klientëve dhe ofrim të shërbimit cilësor ndaj tyre.
    Komunikimi me klientin për të sugjeruar produkte alternative ose shoqëruese të produktit të porositur.
    Verifikimi i stokut në dyqanin përkatës.
    Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve për përditesimin e statuseve në platformën zyrtare.
    Organizimi i dërgesave dhe adresimi i faturës në magazinë.
    Menaxhimi i dërgesave dhe regjistrimi i të dhënave në sistem të palëve të treta për dërgesat.
    Të njoh dhe monitoroj shumë mirë statusin e dërgesës dhe rialokimit në destinacione të produkteve të tjera
    Organizim dhe komunikim për përpunimin e dërgesës në bazë të afateve të përcaktuara.
    Kualifikimet:

    Diplomë Bachelor, (Master është avantazh).
    Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje online.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Te jetë energjik dhe të pëlqej punën e tidj/saj.
    Të jetë i/e sjellshëm dhe me vetëbesim.
    Të gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
    Të jetë kreativ në punën e tij/saj.
    Niveli i lartë i integritetit dhe ndershmërisë.
    Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin.
    Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
    Të jetë i orientuar drejt suksesit dhe rezultatave te larta.
    Të jetë i aftë në komunikim, bindje dhe negocim.
    Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.



    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 19/03/2024 në adresën [email protected]


    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply


    WhatsApp

















    Human Resources Department
    T: +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X