Oficer i Shendetit dhe Sigurise ne Pune eshte pergjegjes per implementimin dhe zbatimin e Rregullores se sigurimit teknik per punen ne ndertim,
Rregullores dhe sistemit te Menaxhimit te ISO 45001:2018te kompanise Gener2, Legjislacionin e Sigurise te pergjithshem dhe per kantieret e ndertimit te kompanise.
DETYRAT KRYESORE:
Realizon trajnimin baze ne kantier dhe trajnimet specifike per personelin e kantierit sipas programit te hartuar te trajnimeve;Instrukton puntoret, inxhinieret dhe manovratoret per te ulur rreziqet e aksidenteve te mundshme;Eshte pergjegjes per kontrollin e implementimit te Planit te Sigurise dhe Kordinimit ne Kantier;Eshte pergjegjes per trajnimin dhe implementimin ne raste emergjencash te procedurave te te parashikuara ne Planin e Sigurise dhe Kordinimit;Kontrollon qe metodologjia e punes se aplikuar eshte ne perputhje me instruksionet e sigurta te punes;Kerkon nderprerjen e cdo aktiviteti pune te zhvilluar jashte standartit te sigurise dhe qe prezanton rrezik eminent per stafin;Realizon inspektimet ditore sipas programit te inspektimeve duke plotesuar dokumentacionin perkates sipas procedures te Oficerti te Sigurise;Ploteson regjistrin e inspektimeve dhe monitoron plotesimin e masave te sigurise duke e raportuar ate te HSE Manager me frekuence javore;Ploteson listat e kontrollit per punimet specifike sipas planit te inspektimeve;Mban statistikat e incidenteve ne kantier;Eshte pergjegjes per kontrollin e implementimit e te gjitha masave parandaluese dhe mbrojtese te specifikuara ne Planin e Sigurise dhe Kordinimit;Ekzaminon dokumentacionin e makinerive, ambjentin e punes dhe strukturat, ben matjet e zhurmave, nxehjes dhe vibrimeve dhe i evidenton ato me paisjet perkatese;Ekzaminon punetoret per paisjet e pershtatshme personale te sigurise, sic jane syzet, kufjet, dorezat dhe veshje pune te pershtatshme;Ekzaminon dokumentacionin ligjor te sigurise dhe shendetit ne pune te detyrueshem ne kantier;Investigon masat qe jane marre per tu mbrojtur nga semundjet profesionale;Investigon procedurat e punes ne ambjente te rrezikshme ose punes me substance potencialisht te rrezikshme.
KRITERET KRYESORE
Edukimi: Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit / Preferohet Inxhinier Ndertimi
Certifikime: Certifikata sigurie si Pergjegjes i Sigurise dhe Shendetit ne Pune, Koordinator i Sigurise ose certifikata te tjera ne fushen e sigurise.
Gjuhe te huaja: Anglisht, Italisht
Njohuri kompjuterike: Msc Office, Autocad, Project
Eksperienca e kerkuar: Mbi 3 vjet ne fushen e ndertimit. Mbi 2 vit ne sigurimin teknik.
Te jete i gatshem per te punuar jashte Tirane
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected]
Afati i fundit i aplikimit eshte data 30 Nentor 2023, ora 17:00.
* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi Mbrojtjen e të dhënave personale
Apliko