Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist/e Finance Junior

    Specialist/e Finance Junior






    NJOFTIM PUNE

    ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Specialist/e Finance Junior
    Departmenti: Financë
    Vendndodhja: Tiranë
    Përshkrim i Pozicionit të Punës:

    Specialist/e Finances Junior ndihmon dhe suporton në regjistrimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve si dhe në procese të tjera që zhvillohen në Departamentin e Financës.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Kontabilizon faturat e shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e shoqërisë.
    Gjeneron faturat e blerjeve nga sistemi i fiskalizimit Selfcare dhe siguron nënshkrimin e tyre nga departamenti perkates.
    Rakordimi i Librave te shitjes dhe blerjes si dhe rikonsilimi i tyre me sistemin tatimor dhe sistemin financiar.
    Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike.
    Përgatitja e pagesave për furnitorët dhe kreditorët e tjerë, përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesat.
    Raportimi javor mbi ditaret e arkës dhe bankës së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe kujdesja që të mos mungojnë dokumetat e nevojshëm.
    Çdo detyrë tjetër që i caktohet.
    Kualifikimet dhe Kompetencat:

    Të zoterojë diplomë universiteti, profili Finance/Kontabilitet.
    Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperiencë në profesion.
    Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi përbën avantazh.
    Të ketë njohuri të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit.
    Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim.
    Të ketë iniciativë, të jetë i komunikueshem dhe të punojë në grup.
    Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare.
    Te kete njohuri te mira te programit Financa 5.
    Preferohet njohja e gjuhes angleze.

    Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
    Mënyra e aplikimit*:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 12/03/2024 në këtë adresë: [email protected] duke specifikuar në subjekt: “Financier/e Junior”
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Qëndra Tregtare TEG,
    km 4, Tiranë, Farkë, Lundër, Tiranë
    [email protected] | www.acrem.al
Working...
X