Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Kasiere ne Hipermarket Megatek

    Tirane, ofroj vend pune Kasiere ne Hipermarket Megatek








    HISTORIKU

    MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

    Kasiere

    Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për të ofruar një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve duke siguruar një proces pagese të shpejtë dhe të saktë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që afrohet pranë kasave.
    Kryen të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e Klientit.
    Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte dhe kontrollon në monitor përshkrimin, sasinë si dhe çmimin që të përputhen me produktet që skanohen. Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Kryearkëtari apo Supervizori i Kujdesit ndaj Klientit.
    Kontrollon të gjitha kutitë e hapura që kalojnë në kasë dhe siguron që produkti është i njëjtë me përshkrimin/kodin e kutisë. Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Kryearketari.
    Respekton dhe bashkëpunon me koleget për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
    Zbaton kodin e veshjes dhe kodin e sjelljes dhe siguron të jetë me uniformë të plotë gjatë gjithë kohës në punë.
    Zbaton me përpikmëri rregulloren dhe të gjithë procedurat e miratuara.
    Pranon detyra të tjera siç nevojiten apo kërkohen në çdo kohe për mbarëvajtjen e punës.

    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

    Edukimi: Të ketë Diplomë Universitare.
    Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.
    Aftësitë:

    Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
    Të pëlqejë punën me njerëzit dhe të jetë entuziast.
    Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.


    Procedura e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë-përmendura :
    1. CV të detajuar
    1. Me e-mail: [email protected] ose ne numrin e telefonit 069 60 82318


    MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerezore
    Autostrada Tiranë-Durres km 7.
    Tirana, Albania

     




    Apply


    WhatsApp

















    MEGATEK S.A - Autostrada Tirane-Durres, Km 7
    [email protected] | +355696082318
Working...
X