Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Mekanik, Durrës

    Inxhinier Mekanik, Durrës






    “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

    Inxhinier Mekanik, Durrës​Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
    Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produktit Kasko. Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet. Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat. Të hartojë strategji konkrete dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike. Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve. Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja. Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.
    Të pranojë aplikimet për dëmshpërblime motorike, të inspektojë vëndin e ngjarjes në rast aksidenti, të kryej akt-ekspertizën e mjeteve të dëmtuara duke e dokumentuar me foto të mjeve të përfshira në aksident dhe të plotësojë dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për t’ja përcjellë komisionit të vlerësimit.

    Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

    Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
    Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve ose eksperinca të ngjashme.
    Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
    Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
    Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
    Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.
    Të interesuarit, brenda datës 12.03.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08 ose na kontaktoni në numrin e telefonit +355 68 606 2829

     




    Apply


    WhatsApp














    SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
    Life and non Life Insurance
    Blv. Zog I , Nr 1
    Tirana - Albania
    Phone: +355 4 2233308
    Fax: +355 4 2250220
    Whatsapp: +355 68 606 2829
    E-mail: [email protected]
    Website: www.sigal.com.al

    Listo ofertat e punesimit - SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a
Working...
X