Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor i auditit & sigurisë së rrjetit

    SUPERVIZOR I AUDITIT & SIGURISË SË RRJETIT






    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

    Kontrolli ditor i rrjetit backbone(kryesor), infrastrukturës nëntokësore nga dëmtimet e ardhura nga faktor të ndryshëm.(riparim fasade pallatesh,dëmtime nga kompani që punojnë në rrugë,etj)
    Kontroll javor i rrjetit, popeve, kabineteve të jashtme (rrjetin e fibrave optike që është instaluar në Tiranë).
    Kontrolli i rrjetit në pronësi të A.S.C ose të përbashkët me operatorë të tjerë (kontrolli i shfrytëzimit të infrastrukturës nga palë të treta) në Tiranë dhe rrethe.
    Kontrolle me sondazhe për përdorimin e materialeve në terren nga teknikët, çfarë del nga magazine, si përdoret dhe destinacioni ku përdoret (paranadalimi i aubuzimeve dhe shpërdorimeve).
    Kontroll me sondazhe për punimet e reja që mund të jenë civile ose instalatore, kontrolli i standarteve, cilësinë dhe rakordimin e materialeve.
    Raportojnë në kohë reale parregullsitë në mos zbatimin e standarteve të kabllimeve dhe sigurisë në rrjetin optic, kabineteve dhe popeve me qëllim parandalimin e difekteve.
    Krijojnë dhe mbajnë kontakte me firmat që bëjnë punime Oshë, UKT në rrugë në Tiranë dhe rrethina me qëllim parandalimin e difekteve.
    Marrje informacioni në kohë reale për ndërtimet e reja që bëhen në Tiranë dhe rrethina me qëllim marrjen e aksesit për instalimin e fibrave optike të kompanisë.
    Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eproret.

    ARSIMI: I larte perben avantazh.

    EKSPERIENCA: 2-3 vjet eksperiencë në këtë fushë ose në fushë të ngjashme

    KUALIFIKIMET: Leje drejtimi


    AFTËSI:

    Gjykim i shëndoshë profesional

    Aftësi të shkëlqyera të të menduarit kritik dhe vlerësimit

    Aftësi për të lehtësuar komunikimin brenda ekipeve dhe për të marrë pjesë në mënyrë efektive si anëtar i një ekipi

    Menaxhimi i mirë i kohës

    Njohuri rreth teknologjive ADSL dhe Fibër

    Leximi i harte digjitale


    Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen [email protected] ose ne Whatsapp ne numrin 0697007476 brenda dates 15.03.2024

     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo
    Human Resources Department

    Tring Communications
    Tirane, Kombinat, Rruga e Qelqit
    Cel:/ WhatsApp +355 69 700 7476
    [email protected]
Working...
X