Drejtues Kantieri
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale
Pozicioni: Drejtues Kantieri, Vlora Marina
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Vlorë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese dhe vendimmarrëse.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Merr pjesë së bashku me menaxherin e projektit në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;
Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve si dhe ndjekjen dhe ecurinë e tyre;
Zbatimi i punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;
Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit;
Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
Aprovimin e penaliteteve;
Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
Detyra të tjera që i ngarkohen;
Edukimi: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
Eksperiencë pune në industri të njëjtë mbi 7 vjet;
Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
Të ketë punuar me FIDIC në kontrata të tjera.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 14.03.2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
Rr. Tish Daija,
Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
[email protected]