Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Adriatik Kids Zone kërkon një vajzë të komunikueshme, të kujdesshme, per sherbime estetike ndaj klienteve

    ADRIATIK KIDS ZONE – OFERTË PUNE!
    Kërkojmë studente për t’iu bashkuar ekipit tonë!
    Adriatik Kids Zone kërkon një vajzë të komunikueshme, të kujdesshme dhe të apasionuar pas punës me fëmijët, për një pozicion që përfshin shërbime estetike të thjeshta dhe asistencë ndaj klientëve.
    Detyrat kryesore:
    Shërbime të thjeshta për thonjtë (Kids Nails).
    Rregullime dhe stilime të thjeshta flokësh për fëmijë.
    Pritja dhe orientimi i klientëve në recepsion.
    Komunikimi me klientët dhe menaxhimi i rezervimeve për oraret e trajtimeve.
    Mirëmbajtja, pastërtia dhe organizimi i ambientit të punës.
    Detyra të tjera të lidhura me funksionimin e përditshëm të Kids Zone.
    Çfarë kërkojmë?
    Preferohet të jetë studente.
    Të ketë komunikim të mirë , të dijë anglisht dhe sjellje pozitive me fëmijët dhe prindërit.
    Të jetë e përgjegjshme, e organizuar dhe korrekte.
    Të ketë dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
    Eksperienca në shërbime estetike është avantazh, por jo domosdoshmëri.
    Ofrojmë një ambient pune të këndshëm, dinamik dhe kreativ, me mundësi trajnimi dhe zhvillimi.
    Për të aplikuar, d
    ë
    rgoni cv n
    ë
    humanresources [at] adriatikhotel.com
    ose shkruani n
    ë
    0693414777.
    Adriatik Kids Zone
Working...
X