Tring është në kërkim të një 3D Motion Graphic Specialist, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e animacioneve 2D/3D, motion graphics dhe materialeve të ndryshme vizuale për transmetimet televizive, materialet promocionale dhe platformat digjitale.
Kandidati duhet të ketë aftësi kreative dhe teknike, si dhe njohuri në përdorimin e programeve profesionale të dizajnit dhe animacionit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të krijojë dhe zhvillojë animacione 2D/3D dhe motion graphics për transmetimet televizive, programacionin sportiv dhe materialet promocionale;
Të realizojë spote reklamuese, tituj, grafika televizive dhe elemente të tjera vizuale për programe të ndryshme;
Të dizajnojë materiale grafike për rrjetet sociale, banera, pop-up dhe platforma digjitale;
Të përpunojë dhe animojë materiale grafike, video dhe elemente të tjera vizuale sipas kërkesave të departamentit;
Të bashkëpunojë me ekipin kreativ për zhvillimin dhe realizimin e ideve dhe koncepteve vizuale;
Të sigurojë cilësinë teknike, estetike dhe kreative të materialeve të realizuara;
Eksperienca profesionale:
Eksperiencë në dizajn grafik, motion graphics dhe animacion 2D/3D;
Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e programeve Adobe After Effects, Adobe Premiere Pro, Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop;
Njohuritë në Cinema 4D ose programe të tjera të modelimit dhe animacionit 3D përbëjnë avantazh;
Prioritet do të kenë kandidatët me njohuri në përdorimin e platformave të Inteligjencës Artificiale, si Higgsfield, Dreamina, ElevenLabs, Suno apo platforma të tjera të ngjashme;
Njohuritë në përdorimin e platformave si Artlist për muzikë, efekte zanore dhe materiale video përbëjnë avantazh.
Aftësi dhe cilësi:
Kreativitet dhe sens i zhvilluar estetik;
Vëmendje ndaj detajeve, ngjyrave, tipografisë dhe kompozimit vizual;
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme;
Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afate të shkurtra;
Gatishmëri për të mësuar dhe eksperimentuar me teknologji dhe mjete të reja kreative.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe portofolin e punimeve të realizuara në adresën
hr [at] tring.tv
.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat personale të kandidatëve do të përpunohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe do të përdoren vetëm për qëllime të procesit të rekrutimit.