Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Agjent Shitjesh me eksperience

    Master IT kërkon të zgjerojë ekipin e saj me një Agjent Shitjesh energjik, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve, me eksperiencë në fushën e shitjeve dhe aftësi të mira në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët.
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    Eksperiencë pune 1–3 vite në pozicionin e Agjentit të Shitjeve ose në role të ngjashme.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
    Njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, paketës Microsoft Office dhe mjeteve digjitale.
    Patentë drejtimi e kategorisë B dhe aftësi praktike për drejtimin e automjetit.
    Aftësi për të identifikuar klientë të rinj dhe për të zhvilluar marrëdhënie profesionale.
    Aftësi organizative, menaxhim të mirë të kohës dhe ndjekje të vazhdueshme të objektivave.
    Iniciativë, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve.
    Disponueshmëri për takime dhe vizita pranë klientëve.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë.
    Organizimi dhe realizimi i takimeve me klientët.
    Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
    Përgatitja dhe ndjekja e ofertave komerciale.
    Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve të shitjes.
    Mirëmbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues.
    Raportimi periodik i aktiviteteve dhe rezultateve të shitjeve.
    Çfarë ofrojmë:
    Ambient pune profesional dhe dinamik.
    Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime.
    Mundësi për rritje në karrierë.
    Vendndodhja: Tiranë, perballe Spitalit Amerikan 3, Rruga Bedri Karapici
    Aplikimet: Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit të kompanisë
    sales [at] master.al
    , duke specifikuar në subjekt: Aplikim – Agjent Shitjesh.
    Bëhu pjesë e ekipit Master IT!
Working...
X